Korçë, kaluan 6 gomerë kontrabandë
arrestohet xhaxhai dhe nipi

Xhaxhai së bashku me nipin janë arrestuar nën akuzën se kanë futur kontrabandë në Shqipëri, 6 gomerë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga është vënë 45-vjeçari Adriatik Limka dhe nipi i tij, 21 vjeçari Silvester Limka, të dy banues në Bilisht.
Dje, ata u ndaluan nga patrulla e policisë në afërsi të fshatit Vërnik, me kafshë samari, të cilat dyshohet se i kanë kaluar në mënyrë të paligjshme nga Greqia për në Shqipëri, nëpërmjet kufirit të gjelbër, njoftojnë burme zyrtare.

Mbi dy të ndaluarit rëndojnë akuzat për veprat penale, “kontrabanda me mallrat e tjera, kryer në bashkpunim” si dhe “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit