KORÇË - Policia kufitare e Kapshticës ka arrestuar një 27 vjeçar i cili kishte me vete 35 kilogram kanabis.
Në prangat e policisë ka rënë Rigels Kushe nga Tirana, i cili u kap mbrëmë.
Gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Volvo”me targë AA763EL, në pronësi të tij, në dy gomat rezervë të mjetit ,iu gjet e më pas bllokua në cilësinë e provës materiale: 34 kg e 980 gr, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva e ndarë në 65 pako të mbështjella me letër natribani.
Po ashtu iu sekuestruan edhe 2 aparate celularë, si dhe 150 EURO.
Materialet i kaluan, Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ”Trafikim i lëndeve narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com