KORCE- Një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Korçë. I riu, Kristi Bica, ishte duke udhëtuar me motor në unazën e qytetit, në çastin kur është goditur për vdekje nga një automjet tip “Fiat”, me targa AA2230CD.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.00 të ditës së sotme, ku si pasojë e përplasjes, 30-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
 
Ndërkaq, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë së qytetit, dhe kanë shoquruar në komisariat drejtuesin e automjetit, Leonard Memelli, 20 vjeç, nga Maliqi.
 
Uniformat blu, po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)