Korçë, mbërrin në atdhe trupi
i 16 vjeçares së masakrua

Korçë, mbërrin në atdhe trupi <br />i 16 vjeçares së masakrua
KAPSHTICË- Trupi i adoleshentes shqiptare Kristiana Miçani, e vrarë pak ditë më parë në Selanik ka mbërritur në Kapshticë e shoqëruar nga familjarët e saj.
16- vjeçarja nga Korça u masakruar për shkaqe xhelozie nga ish-i dashuri i saj në bashkëpunim me pesë persona të tjerë.
Policia greke, vetëm 24 orë pas gjetjes së kufomave, pohoi se ka arritur të identifikojë autorët e vrasjes së dyfishtë, si dhe shkaqet që kanë çuar në këtë krim makabër.
Në pranga është vënë vëllai i ish-të dashurit, ndërsa në kërkim është protagonisti kryesor, i cili dyshohet se është arratisur në Itali. Marrëdhënia e vajzës shqiptare me djalin grek ka shkaktuar ndjenjën e xhelozisë tek i dashuri i saj i mëparshëm, duke e nxitur këtë drejt një konflikti që precipitoi në vrasje. Sipas të dhënave të grumbulluara nga hetimet, ngjarja ka ardhur si rrjedhojë e një marrëdhënie më të hershme të vajzës me një 18-vjeçar rom nga Rumania, me emrin Elvis, i cili nuk e pranonte dot që pas ndarjes, ajo krijoi një lidhje të re me djalin grek. Trupi i 16 vjeçares do të varroset në Drenovë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve