KORÇË - Data 10 korrik 1914 është data e tmerrit për banorët e fshatit Panarit në rrethin e Korçës. Edhe pse kanë kaluar 99 vjet, kjo masakër vijon të mbetet në memorien e banorëve të zonës. Kanë kaluar plot 99 vjet nga ajo ditë kur forcat greke mësynë këtë fshat dhe masakruan mbi 375 banorë.
Gjakftohtësia e ushtarëve grekë nuk mori parasysh se këta banorë ishin fëmijë, burra dhe gra shtatzëna të cilët thereshin e digjeshin të gjallë. Sipas historianëve dhe banorëve më të vjetër të këtij fshati, një nga arsyet ishte mosnënshtrimi i popullsisë vendase ndaj grekëve, goditja e tyre e vazhdueshme, ngritja e flamurit të Pavarësisë në Panarit dhe së fundi, fakti që zona e Panaritit banohej kryesisht nga popullsi myslimane,të cilën ata e përndiqnin. Ka qënë vendosja e kufirit të Vorio Epirit, i cili bëri që të nisë genocidi grek ndaj shqiptarëve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com