KORÇË-Ministria e Shëndetësisë është fokusuar tek zgjidhja e problematikës së trashëguar të furnizimit me barna për farmacitë e spitaleve ndërsa është e predispozuar për të përmirësuar shërbimin spitalor për qytetarët dhe pacientët. 

Zotimi është bërë nga ministri i shëndetësisë,Ilir Beqja, teksa është ndalur në spitalin rajonal të Korçës ku ka përuruar pikat e recepsionit të vendosura për tu shërbyer sa më mirë qytetarëve. 

Ministri Beqja ka inspektuar edhe ambjentet e spitalit të Korcës ndërsa më herët ai ka qenë edhe në qytetin e Bilishtit ku ka inauguruar sallën e kirurgjisë.