Nëpërmjetë një njoftimi për shtyp, Partia Demokratike e Korçës ka sulmuar Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Sotiraq Filo që sipas tyre ka nxjerrë një preteks për të penguar protestën e të shtunës. ‘Eshtë zgjedhja e tij nëse kërkon të largohet nga kjo detyrë në mënyrë qesharake, por kur shfrytëzon postin që mban aktualisht për të sulmuar opozitën, kjo bëhet një ngjarje e rëndë dhe e dënueshme’, thuhet në deklaratë.
Në deklaratë thuhet se Partia Demokratike ka lajmëruar në kohë për aktivitetin që do të organizojë të shtunën në mesditë dhe për këtë ka njoftuar Bashkinë e qytetit dhe policinë. Drejtoria e Policisë ka dhënë miratimin dhe gjithcka shkon sipas rregullave. Sipas PD, ky është një akt skandaloz i kryebashkiakut në ikje, një shenjë agonie e ditëve të fundit të sundimit të tij.
Por, sipas tyre protesta e të shtunës do të bëhet sepse ai është bashkim i qytetarëve të Korcës për të drejtat e tyre duke cituar se Korca është shtëpia e përbashkët e korcarëve, dhe nuk është kopshti i Filos.
’Me këtë gjest, ai vetëm sa i shton edhe një arsye më shumë bashkimit të qytetarëve kundër këtij lloj sundimi pervers, si në Tiranë si në fotokopjen e vet këtu tek ne, sundim që e konsideron pushtetin si një e drejtë absolute për të vendosur për gjithcka. Protesta madhështore e paqësore e qytetare të shtunën do të rrëzojë me neveri e përbuzje edhe aktin e fundit të këtij kryebashkiaku qesharak’, thuhet në deklaratë.
Ndër të tjera, aty thuhet se Kryetari i Bashkisë së Korcës ka gjetur mënyrën më të padenjë për të mbyllur mandatin e tij, duke bërë një përpjekje të dëshpëruar për të penguar fjalën e lirë, lirinë e organizimit e të shprehjes.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com