Korçë, Peleshi: Faturat e energjisë
nuk paguhen as nga institucionet

Korçë, Peleshi: Faturat e energjisë<br />nuk paguhen as nga institucionet
KORCË - Zëvendës Kryeministri i Shqipërisë Niko Peleshi ka deklaruar se humbja më e madhe në rrjetin e energjisë elektrike vjen nga mosshlyerja e faturave nga institucionet shtetërore. Nga Korça, Peleshi tha se faturat e debitorëve janë mjaft tronditëse  dhe në to përfshihen edhe vetë punonjësit e CEZ.
 
"Po të shikosh listën e institucioneve buxhetore janë pothuajse të gjithë debitorë me debi të mbartura. Vjedhja e energjisë elektrike është po aq e rëndë sa vjedhja e pronës së tjetrit. Nuk ka bërë së pari minimumin e xhestit që të paguajë faturën dhe të mos jetë debitor që të ketë të drejtë të trokasë tek tjetri, dhe deri te drejtuesit e CEZ-it", u shpreh zv/Kryeministri Niko Peleshi.
 
Peleshi vuri theksin edhe tek reforma territoriale administrative si një domosdoshmëri e cila duhet të zbatohet, pasi sipas tij është një reformë për gjithë shqiptarët. 
 
"Natyrisht që reforma territoriale-administrative nuk është  një reformë politike, nuk është një reformë e një partie, nuk është një reformë e një mandati, është një reformë për të gjithë shqiptarët dhe për gjithë Shqipërinë", deklaroi për mediat Peleshi.
 
Për muajin janar në rrethin e Korçës, fatura e arkëtimit kap shifrën rreth 24 milion lekë të reja më shumë se vitin e kaluar.  


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen