KORÇË - Pezullohet mësuesi që akuzohet se ka dhunuar një nxënës në fshatin Podgorie në Korçë. Burime nga Drejtoria Rajonale Arsimore në qytetin juglindor kanë bëtë të ditur se, mësuesi i muzikës Arbër Gollobërda është pezulluar deri në përfundim të hetimeve që ka hapur policia, pas denoncimit të prindërve të 15-vjeçarit Xhimi Laze.
 
Ndërkaq, Drejtoria Arsimore e Korçës ka nisur hetimin administrativ për mësuesin e muzikës. Sipas drejtorisë arsimore, në këtë ngjarja janë të përfshirë edhe persona të tjerë, raporton korrespondetja e A1 Report dhe Shqiptarja.com, Lediona Xheladinaj.
 
Ditën e premte, (20 dhjetor 2013), nxënësi 15-vjeçar, denoncoi mësuesin e tij të muzikës, se e kishte dhunuar pasi kishte shkuar tek klasa për të marrë një shok të tij.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)