Korçë, prej dy muajsh ka braktisur
të birin, policia e shpall në kërkim

Policia e Korçës ka shpallur në kërkim 48-vjeçaren M.Sh pasi prej më shumë se dy muajsh ajo ka braktisur djalin e saj 15-vjeç E.X.

Shërbimi Social Shtetëror po e mban djalin e mitur nën kujdesin e saj, ndërkohë që policia po e kërkon nënë e tij.

Ja komunikata e policisë
 Specialistët e Seksionit për Krimet, filluan procedimin penal si edhe bënë shpalljen në kërkim të shtetases :
M.Sh, 48 vjeç, banuese në fshatin Mborje.
Procedimi ndaj saj filloi pasi, dyshohet se shtetasja e mësipërme prej dy muajsh ka braktisur djalin e saj, shtetasin e mitur E.X, 15 vjeç. Aktualisht E.X, ndodhet në kujdestarinë e Shërbimit Social Shtetëror Rajonal- Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur” parashikuar nga neni 124 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip