Korçë, prokuroria: 15 vjet burg
babait tutor, shfrytëzoi 2 vajzat

Korçë, prokuroria: 15 vjet burg<br />babait tutor, shfrytëzoi 2 vajzat
KROCE- Prokuoria e Korçës kërkoi sot 15 vjet burg për Pëllumb Mullaj, babin tutor, i cili akuzohet se ka detyruar 2 vajzat e saj të mitura të kryejnë marrëdhënie seksuale me të rritur për vite të tëra.

Sipas akuzës shfrytëzimi i dy vajzave ka ndodhur kur ato ishin në moshë fare të vogël, 8 dhe 10 vjeçe.

Në seancë gjyqësore prokurori i çështjes kërkoi 15 vjet burg dhe për klientët Andrea Nameti, 69 vjec dhe Skënder Korollarin, ndërsa ka kërkuar 10 vjet burg për dy klientën e tjerë Nevruz Kollanin dhe Nderim Koçin.

Prokuroria e akuzon 51-vjeçarin Pëllumb Mullai për shfrytëzim prostitucioni të dy të miturave ndërsa katër personat e tjerë për marrëdhënie seksuale me të mitura kundrejt pagesës.

Arrestimi i Mullajt erdhi pas dëshmisë në polici të dy vajzave 13 dhe 15 vjeçe, të cilat treguan se si ishin të detyruara të “punonin” në këmbim të 1 mijë apo 2 mijë lekëve, e më pas t’ia jepnin paratë babait të tyre 52-vjeçar.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’

Dashuri në Paris, propozim për martesë para Lojërave Olimpike! Ajo tha ‘po’