KORÇË - Polica e Korçës bën me dije se pranë një përroi në afërsi të fshatit Krushovë, komuna Voskopojë - Korçë, shtetasi K.B, 48 vjeç, banues në Krushovë, brenda disa teshave të dekompozuara ka gjetur një skelet njeriu.
 
Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe ekzaminimi i teshave, u bë identifikimi i tij dhe rezulton se ato i përkasin shtetasit  Themo Taçe, 72 vjeç, person që vuante nga sëmundje  mendore.
 
Ky shtetas,është larguar më datë 24.06.2014, nga Qendra Rezidenciale e të sëmurëve mendorë Korçë, dhe është shpallur në kërkim më datë 27.06.2014.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)