KORÇE- Në rrethin e Korçës do të rihapen sot shkollat e mesme dhe 9 vjeçare të cilat pezulluan mësimin për shkak të motit të ftohtë.
Duke u nisur nga rritja e temperaturave dhe stabilizimi i kushteve klimaterike, Drejtoria Arsimore Rajonale e Korçës njoftoi se rinisja e mësimit do të vijojë në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm në 88 shkolla.
Të premten 24137 nxënës nuk zhvilluan mësimin. Drejtoria Arsimore Rajonale, urdhëroi mbylljen e shkollave për një afat të papërcaktuar, pasi nxënësit zhvillonin mësimin me orë të reduktuara dhe në mungesë të kushteve të ngrohjes.
Gjatë ditës së sotme temperatura më e ulët në Korçë do të arrijë deri në -5 gradë Celcius, që do të shënohet sot në mëngjes, ndërsa maksimalja në 0 gradë Celcius.
Deri në mesin e javës do të ketë një rritje të temperaturave, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e bore, të martën e të mërkurën. Ndërsa të enjten do të kemi sërish një ulje të temperaturave deri në -7 gradë, dhe të premten deri në -9 gradë Celcius.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com