KORÇË- Janë vënë në pranga shtetasit Aleks Xhuma dhe Hamza Demiri në fshatin Rakickë të Devollit. Të ndaluarit janë janë kapur në flagrancë të hënën e kaluar, duke shkatërruar me lëndë plasëse prodhimin artizanal “nitrat dhe naftë”, qëndrat e zjarrit, me qëllim vjedhjen e hekurit. 22-vjeçari Aleks Xhuma dhe 32-vjeçari Hamza Demiri akuzohen për vjedhje, shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe shkatërrim i pronës me lëndë plasëse kryer në bashkëpunim. Ndërkohë çështja i ka kaluar prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.
(fj.di/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
(fj.di/shqiptarja.com)
