KORCE- Policia e Shtetit bën me dije se ditën e djeshme ka proceduar penalisht dhe ka shpallur në kërkim shtetasin G.M, 37 vjeç dhe me banim në fshatin Plovisht të Korçës.
 
Shtetasit G. M. i’u gjetën në banesë në cilësinë e provës materiale, nga një kontroll i bërë nga forcat e rendit, rreth 35.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa. Gjithashtu autoritetet bëjnë me dije se po punohet për kapjen e autorit.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)