KORÇË - Të verbrit e mbledhur nga të gjitha qarqet e vendit kanë organizuar një protestë masive në qytetin e Korçës. Në këtë protestë morën pjesë rreth 400 të verbër. Kërkesa e tyre kryesore është kthimi i të drejtave të tyre, të cilat janë përkeqësuar me ndryshimet e bëra në statuset ligjore. Kërkesat e tyre i janë drejtuar ministrit të punëve sociale, Spiro Ksera dhe atij të ekonomise, Ridvan Bode. Ata kërkuan që të drejtat e tyre të kthehen si më parë në legjislacionin shqiptar, pasi me ndryshimet e fundit jeta e tyre është bërë shumë e vështirë. Protestuesit paralajmëruan se, kjo protestë nuk do të jetë e fundit pasi sipas tyre shumë protesta të tjera do të vijojnë në shumë qarqe të vendit. Ndërkohë që ata theksuan që kërkesat e tyre do të shkojnë deri në kërkimin e azilit humanitar nga ambasadat e vendeve të huaja që ndodhen në Shqipëri. Demir Meka,.kordinator I qarkut të Korçës për të Vërbrit u shpreh se: “Ne jemi të vendosur për të mbrojtur të drejtat tona deri në fund. Ne jo vetëm që jemi të aftë për të kuptuar se çfarë po ndodh me ne por jemi edhe të aftë për ta mbrojtur veten tonë ndaj këtyre padrejtësive që po nab ëhen. Gjithashtu ne i themi krerërve të institucioneve përgjegjëse se duhet të zbatojnë me përpikmëri udhëzimet që vijnë nga BE-ja”

(sç/aq/shqiptarja.com)