KORÇË - Shënohet vjedhja e radhës në Korçë ku pre e grabitësve ka rënë banesa e një 78-vjeçari. 

Policia bën të ditur se në fshatin Biranj është vjedhur banesa e një H. Sh. Ka qenë ky i fundit i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen. 

Autorët kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në banesë ku kanë marrë një shumë parash. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com