Korçë, vodhën tubin plastik të ujrave të zeza, dy në pranga

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur një tubo plastike, që shërbente për kanalizimin e ujrave të zeza. Mësohet se në pranga është vënë 50 vjeçari Edison Mullalli dhe 20 vjeçari Eraldi Mullalli, banues në fshatin Zëmblak të Korçës. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se personat e sipërpërmendur u kapën të dielën me automjetin e tyre tip “Benz” me targa AA 287 KI, duke vjedhur një tubo plastike, që shërbente për kanalizimin e ujrave të zeza në pronësi të firmës “E.K”. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim. 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi