KORÇË- Është dënuar me 30 vjet burg për vrasjen nëntorin e vitit të kaluar të një shoku të tij 25-vjeçari Donald Kreka.
Burime nga Gjykata e Korçës bëjnë të ditur se prokuroria kërkoi 35 vjet burg, ndërkohë që trupa gjykuese vendosi ta dënojë 25-vjeçain me 30 vjet heqje lirie; 20 vjet për vrasje dhe 10 të tjera për armëmbajtje pa leje.
Krimi ka ndodhur në 5 nëntor të vitit të kaluar në një ambient lokali në fshatin Libonik të Korçës ku shkak ka qenë një lojë. Për shkak të humbjes së lojës në zemërim e sipër 25-vjeçari Donald Kreka qëlloi disa herë me armë zjarri Adriatik Bregun 23 vjeç, i cili gjeti vdekjen si pasojë e plumbave të shumtë që u derdhën mbi trupin e tij.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

5 NËNTOR 2013/ Vritet në lokal me armë zjarri 23-vjeçari, pranga autorit