KORÇË - Zjarr në një depo ushqimore në fshatin Libonik në Maliq të Korçës. Ngjarja ka ndodhur sot në drekë në orët e temperaturave të larta, teksa në këtë depo jetonin 4 familje; ajo e Hysen Bregut, Kadri Muçollarit, Lirim Muçollarit dhe Jani Konicës.
 
Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që policia dhe zjarrfikësja shkuan në vendngjarje dhe bënë të mundur neutralizimin e vatrës së zjarrit.
 
Prej shkëndijës aksidentale nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)