Policia e korcës ka arritur të vërë në pranga dy inspektorë të DRSHT, të cilët akuzohen se kanë marrë ryshfet për të bërë kolaudimin e automjeteve.
Inspektorët, duke shfrytëzuar fluksin e madh të automjeteve të emigrantëve, të cilët u kthyen në vend me rastin e festave, kanë marrë 20 deri në 30 mijë lekë për cdo automjet që duhet të kryente kolaudimin. Inspektorët merrnin para për kalimin e makinave me defekte.
Policia arriti të kap në flagrancë dy inspektorët, 62 vjecari Anesti Themeli dhe 42 vjecari Jorgo Denika, të cilët ishin duke marrë para për kolaudimin e një mjeti. Ndërkohë që edhe një person i tretë është vendosur të ndiqet në gjendje të lirtë; inspektori Taulant Eshi, 35 vjec.
/Shqiptarja.com