KORCË - Bashkëpunëtori i shtatë i një rrjeti trafikantësh u vu në pranga nga policia e Korçës.

Nikola Blacëri 38 vjeç nga fshati Gështenjas i Pogradecit, u arrestua si pjesë e operacionit "Velçani" që vuri në pranga 6 persona dhe sekuestroi 722.5 kg kanabis e tre armë zjarri.

Gjashtë personat e tjerë janë arrestuar nga policia në 29 tetor të 2015-ës.