KORCE- Qindra familje të komunitetit rom dhe egjiptian në qytetin e Korcës nuk do të mund të përfitojnë banesa sociale,edhe pse kjo është një prej nevojave më emergjente që ata kanë. Shkak për këtë përjashtim është bërë kufiri i të ardhurave që ka miratuar me konsensus Këshilli Bashkiak. Sipas kritereve të miratuara për të përfituar strehim cdo pjestar i familjes duhet të zotërojë minimalisht 5200 lek dhe maksimalisht 10.700 lek në muaj. 

Por kufirin e këtyre të ardhurave mujore është e pamundur ta plotësojnë qindra familje të komunitetit rom dhe egjiptian të cilat janë të papuna, jetojnë me ndihmë ekonomike apo me kemp mjekësor. Në këto kushte familjet e këtij komuniteti i bëjnë apel këshillit bashkiak të ulë kriteret e miratuara, midis tyre dhe nivelin e të ardhurave mujore.

Sipas të dhënave pranë zyrës së strehimit kanë aplikuar për të përfituar banesa sociale me qira rreth 2000 familje, prej të cilave 400 nga komuniteti rom dhe egjiptian, ndërkohë që për këtë qëllim janë ndërtuar vetëm 96 apartamente. Kufiri i të ardhurave i miratuar në Këshillin Bashkiak është bazuar në manualin e hartuar nga Drejtoria e Punës në Ministrinë e Punës dhe Cështjeve Sociale.
(di/jd/shqiptarja.com)