Një i ri 21 vjeç dhe një e mitur 12-vjeçare janë zhdukur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Korçës. Padia është bërë nga prindërit e tyre pasi kanë konstatuar se fëmijët nuk janë kthyer në shtëpi për një kohë të gjatë. Sipas mamasë së të miturës, shtetases M.D, vajza e saj 12 vjeçare A.D është larguar rreth orës 19:30 të së martës dhe ende deri tani nuk është kthyer. Po mbrëmë është larguar edhe 21 vjeçari Th.V. Mësohet se ky i fundit ishte me probleme mendore. Ndërkohë policia rajonale e qytetit juglindor po vijon kontrollet për gjetjen e tyre. Policia sqaron se dy rastet nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.
/Shqiptarja.com









