Takimi dypalësh është parashikuar të fillojë rreth orës 16:00, në Shtëpinë e Flamurit, ku pas nënshkrimit të marrëveshjeve dhe memorandumeve do të ketë dhe një konferencë për media mes dy kryeministrave, në orën 17:30, e cila do të ndiqet nga një darkë zyrtare, në orën 20:00.
Mësohet se në total do të nënshkruhen 4 marrëveshje bashkëpunimi për sigurimet shoqërore dhe integrimin dhe 8 memorandume për energjine elektrike, diasporen, mjedisin, kulturen, per investimet e huaja mes AIDA KIESA, per certifikatat veterinare.
Ndërkohë, mbledhja mes dy qeverive shqiptare do të vijojë edhe ditën e martë, më 28 nëntor, ku do të zhvendoset në qytetin e Vlorës, aty ku 105 vite më parë Ismail Qemali ngriti flamurin e pavarësisë për Shqipërinë. Në orën 12:30 do të zhvillohet ceremonia te busti i pavarësisë, ku të prnaishëm do të jenë dhe dy preisdentët, Ilir Meta dhe Hashim Thaçi. Gjithashtu, do të kryhen homazhe tek busti i Ismail Qemalit, si dhe do të shpallet logoja e Skënderbeut në kuadër të vitt të Skënderbeut.
Më poshtë mund të shihni memorandumet dhe marrëveshjet qe pritet të nënshkruhen sot:
-Memorandum e mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e politikës se jashtme.
Ky memorandum nënshkruhet nga ministri Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe homologu i tij nga Shqipëria, Ditmir Bushati.
-Memorandum bashkëpunimi midis zyrës se kryeministrit të Shqipërisë dhe zyrës se kryeministrit të Kosovës për shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin për zbatimin e rregullimit më të mirë, vlerësimin e ndikimit dhe përmirësimin e praktikave të zhvillimit të politikave.
Ky memorandum nënshkruhet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe ministrja e Drejtësisë, Etlida Gjonaj.
-Memorandum për bashkëpunimin në fushën e politikës së jashtme dhe marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të bashkëpunimit në anëtarësimin evropian.
-Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e diasporës.
Marrëveshja nënshkruhet nga ministri Dardan Gashi dhe ministri Pandeli Majko.
-Marrëveshje bashkëpunimi për qendrat kulturore në Diasporë.
Edhe kjo marrëveshje nënshkruhet nga ministrat Gashi e Majko..
-Marrëveshje për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës në pension. Kjo marrëveshje nënshkruhet nga ministri Skënder Reçica dhe ministri Arben Ahmetaj.
-Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e ndërmarrjeve në Kosovë-KIESA dhe Agjencisë Shqiptarë të zhvillimit të Investimeve-AIDA.
Ky memorandum nënshkruhet nga ministri Bajram Hasani dhe ministri Arben Ahmetaj.
-Marrëveshje për financimin dhe organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë.
Marrëveshja nënshkruhet nga ministrja Lindita Nikolla dhe ministri Dardan Gashi.
-Memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe ministrisë së Kulturës të Shqipërisë.
Memorandumi nënshkruhet nga ministrat përkatës.
-Protokoll për bashkëpunim teknik dhe ekonomik në fushën e bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare dhe produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazore.
Kjo marrëveshje nënshkruhet nga zv/ministri i Bujqësisë, Vesel Krasniqi dhe ministri I Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,Niko Peleshi.
-Memorandum mirëkuptimi për themelimin e bursës së përbashkët të energjisë elektrike të Kosovës dhe Shqipërisë.
Memorandumi nënshkruhet nga ministri Valdrin Lluka dhe zv/ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli.
![mbledhja qeverive rendi](http://www.shqiptarja.com/foto/313453.jpg)
![mbledhja qeverive rendi](http://www.shqiptarja.com/foto/313454.jpg)
d.c./shqiptarja.com
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)