Korça është kthyer në një pikëtakim të kinematografisë ndërkombëtare me edicionin e 13-të të Festivalit të Filmit me Metrazh të Shkurtër, KO:SH Film Fest.
Rreth 100 filma nga mbi 40 vende të botës do të shfaqen përgjatë festivalit, i cili këtë vit vjen me kategori të reja, përfshirë filmat e krijuar përmes inteligjencës artificiale dhe prodhimet në realitet virtual.
Shfaqjet do të zhvillohen në kinema dhe në Galerinë e Arteve Dixhitale, ndërsa një hapësirë e veçantë u është kushtuar edhe fëmijëve.
Një vend të rëndësishëm në festival zënë edhe prodhimet shqiptare, me rreth 7 deri në 10 filma në konkurrim, ndërsa këtë vit është krijuar edhe një seksion i veçantë për filmat shqiptarë jashtë konkurrimit. Interesi i regjisorëve të rinj për filmin me metrazh të shkurtër është në rritje, duke e kthyer këtë format në një mundësi për krijimtari të pavarur dhe trajtimin e temave të ndjeshme shoqërore.
Festivali ka tërhequr edhe vëmendjen e vizitorëve të huaj, të cilët kanë vlerësuar cilësinë artistike dhe mesazhet e filmave.
Përmes këtij edicioni, Korça vijon të promovojë qytetin, duke bashkuar krijues dhe spektatorë nga vende e kultura të ndryshme.








Komente
Komento