Korça e preferuar për fundvit, surprizon Shkodra e Thethi! Ekspertët: Kultura dhe tradita shqiptare josh te huajt 

Ana Bashalli la mësuesinë dhe doli jashtë mureve të shkollave, për të ndjekur pasionin e saj, atë të udhëtimit. Nisi 5 vjet më parë.

Si fillim zgjodhi të udhëtonte brenda në Shqipëri. Por më pas rrugëtimet e shpeshta u organizuan jashtë kufijëve. Levizja nëpër botë për të, tashmë është kthyer në një traditë, qoftë për festa, por edhe thjeshtë për të eksploruar, qytetet e vende që nuk i ka parë asnjëherë.

Por kësaj here për festat e fundvitit Ana ka zgjedhur Shqipërinë, familjën e saj dhe shoqërinë ktu. Dy janë destinacionet ku ajo do të shkojë; në Korcë dhe në Valbonë.

“Do të sugjeroja dhe normalisht që do të kaloja në Valbonë, mendoj se është një vend magjik. Gjithashtu dhe Korçën, kam menduar me shoqërinë, pastaj pjesa e vitit të ri, normalisht pranë familjes time”,- është shprehur Bashalli.

Për ekspertët e turizmit, Korca mbetet destinacioni më i preferuar për qytetarët në natën e ndërrimit të viteve. Pas saj vijnë qytetet bregdetare si Durrësi e Vlora

Por këtë vit ekspertët thonë se surprizë është qyteti i Shkodrës dhe Thethi.

“Kemi këtë vit edhe Thethin, pra Thethi është një destinacion i cili po merr zhvillim”,- tha Elkierd Deliu i cili punon në një Guidë Turistike.

Ka qytetarë që natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në qytetet e rajonit. Shumë prenotime janë bërë në Prevalla, Tetovë, Budva e Kolashinë.

“Rugovën, Prevallën, Brezovicën, Pejën, pra që janë destinacione kryesisht dimërore. Maqedonia ofrohet si destinacion duke pasur parasysh Tetovën, Parkun e Sharrit apo Mavrovën”,- u shpreh Flora Xhemani Baba, sksperte e turizmit.

Megjithatë duket se supriza më e madhe janë të huajt që do të festojnë në Shqipëri. Ashtu si në sezonin turistik, ekspertët tregojnë për një numër të madh, që do të kalojnë Krishtlindjen apo Vitin e Ri në qytetet kryesore të vendit tonë.

Ajo që doja të shtoja për këtë vit është edhe rezervime që ka nga turistë të huaj”,- tha Deliu.

Festat e fundvitit nuk e kanë humbur magjinë e tyre. Qytetarët organizohen për ditë e netë ndryshe. Rezervimet dhe prenotimet, qoftë ato tradicionale me familjen, apo me shoqërinë, kanë nisur që në nëntor.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar