Korça ‘kryeqyteti i festave’, hotelet të pronotuara 100% për Vitin e Ri! Operatorja turistike: Rezervimet janë mbyllur para një muaji e gjysmë

“Atmosfera shumë e mirë, na pëlqen ushqimi dhe kultura e korçarëve, përshëndetjet në rrugë dhe nga të panjohur. Korça e bukur e mirë, atmosfera më e mirë se kudo”, thanë vizitorët.

100 për qind e kapaciteteve akomoduese janë rezervuar në qytet por dhe në fshatrat turistë të Dardhës e Voskopojës, për datat 31 dhjetor deri më 3 janar.

“Që para një muaj e gjysmë janë mbyllur rezervimet si në hotel ashtu dhe në restorant. Po të vijë një turist në momentin e fundit, pra më datë 31 a gjen vend? Jo është e pamundur! Nga janë turistët? Vendas nga Tirana, Durrësi, Elbasani, kryesisht por dhe nga qytete të tjera”, tha Anxhelo Tola, operator turstik.

Bashkia jep disa sugjerime për aktivitet që ofrohen për turistët.

“Për të pasur një eksperiencë të bukur ia vlen të vizitoni muzetë, kemi sportet e aventurës, pistë hipizmi, hiking, pista e skive edhe pse s’ka rënë ende borë por shpresojmë të bie deri në natën e ndërrimit të viteve. Natën e ndërrimit të viteve do ketë koncert dhe spektakël me fishekzjarrë”, tha Larisa Katundi, drejtore e Marrëdhënieve me Publikun në Bashki.

Duke qenë se kërkesa ka qenë e lartë, disa bujtina sidomos në Voskopojë kanë rritur çmimet e fjetjes dhe ushqimit deri në 20 për qind në prag të ndërrimit të viteve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët

Spiropali pret anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës: Diskutuam mbi mundësinë e votimit në zgjedhje! Mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët