KORÇË- Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë e shkallës Rihter është regjistruar paditen e kësaj të mërkure në qytetin e Korçës. Sipas Institutit të Gjeoshkencave epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Vishocice, 6 km nga Bilishti.
Kjo lëkundje është ndjerë tek qytetarët, megjithatë nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale. Ajo që bën përshtypje, është se tre tërmetet që kanë rënë së fundit në Korçë janë regjistruar në ditën e parë të muajit, më konkretisht në 1 qershor, 1 nëntor dhe së fundmi 1 janar.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm në orën 03:53 është ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.5 ballë e shkallës Rihter, tek Kepi i Rodonit.
Sizmiologu Rrapo Ormeni, në deklarata që ka dhënë në herët në studion e Report Tv, ka deklaruar se lëkundje në këtë shkallë janë krejtësisht normale dhe se nuk ka vend për panik. Pas tërmetit të 26 nëntorit, me magnitutë 6.3 ballë i shkallës Rihter, derisa toka të gjejë qetësi, shpjegojnë sizmiologët, do të regjistrohet disa pas lëkundje, por vendosin theksin se nuk janë të rrezikshme.