Korça plot me turistë të huaj e vendas, kryebashkiaku Filo: Organizojmë evente festive

Korca është një qytet i njohur për traditën dhe kulturën e veçantë që mbart. Turistë të shumtë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, e vizitojnë në çdo stinë të vitit. I quajtur “Parisi i Vogel”, cdo ditë e më shumë ky qytet na sjell bukurinë, qetësinë dhe tradicionalitetin. Kudo te shkosh në qytet por edhe në fshatrat turistikë,   takohesh me mikpritjen e korcarëve...që nga hotelet luksoze komode, deri te bujtinat e vogla ku presin miq dhe i bëjnë këta të fundit të ndihen ngrohtë si në shtëpinë e tyre. Atraksionet që ky qytet ofron janë të panumërta, dhe kjo ka sjellë rritje të turistëve të cilët nuk mungojnë qoftë edhe në një ditë jave. Kryetari i Bashkisë së Korcës tregon për Report Tv projektet e planifikuara prej tyre për të sjellë një atmosferë të veçantë për këtë sezon turistik.

"Pritet që edhe këtë verë, Korça të kthehet në top destinacionin e preferuar të vizitorëve. Projektet dhe aktivitetet e planifikuara do ta veçojnë qytetin juglindor nga qytetet e tjera të Shqipërisë dhe do t’i japin atij një imazh ndryshe nga vitet e tjera."

Kryetari i Bashkisë, Korçë, Sotiraq Filo

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja