Korça 'vishet' nga ngjyrat, zhvillohen për të 12-tin vit radhazi Karnavalet (VIDEO)

Korça?...Menjëherë në mendje të vjen festa e Karnavaleve, e cila është rikthyer në traditë. Për të dymbëdhjetin vit radhazhi, mijëra qytetarë nga vendi, por edhe të huaj "pushtojnë" qendrën e qytetit për të shijuar magjinë e kësaj feste.

Kështu ka ndodhur edhe këtë vit. 27 grupe pjesëmarrëse jo vetëm nga Shqipëria por dhe nga vendet fqinje si Rumania, Argjentina,Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Bullgaria zbritën në një paradë madhështore ku çdo pjesëmarrje shoqërohej me një fabul. Fantazia e personazheve,ngjyrave dhe kostumeve kaloi çdo imagjinatë duke dhuruar një shoW të vërtetë. Qytetarë të shumtë, veshur për  karnavale shprehen se e mirëpresin këtë festë,e cila nga viti në vit vit bëhet më e bukur.

"Atmosfera është shumë e bukur ka shumë gjallëri , Korça është plot. Është e disata herë që marr pjesë dhe është vërtetë  kënaqësi , siç e shikoni kostumet janë shumë të larmishme dhe ne jemi shumë të lumtur që jemi pjesë. Çdo vit marr pjesë  në festival nxjerr fëmijët është kënaqësi e madhe", tha një prej pjesëmarrësve.

Grupet nga vendet fqinjë i dhanë më tepër atmosferë e gjallëri kësaj feste. Ata shprehen se pjesëmarrja në karnavale dhe Korça e bukur,do të mbetet një kujtim i paharrueshëm.

Festa e karnavaleve në këtë qytet shënon dhe çeljen e sezonit turistik veror. Korça nga viti në vit po shndërrohet gjithmonë e më tepër në një qytet turistik. Kryetari i bashkisë Korçë shprehet se numri i vizitorëve të huaj dhe vendas është gjithmonë në rritje.

"Bashkia e Korçës cel sezonin  turistik me karnavalet. Ne kemi zgjedhur  që ta çelim sezonin tonë turistik me këtë festë tradicionale të cilën ia kemi kthyer përsëri qytetit të Korçës duke i dhënë një përmasë më të madhe të një festivali ndërkombëtar të karnavaleve. Korça gjithnjë e më shumë  po shndërrohet në një destinacion turistik. Ka shumë vizitorë vendas dhe të huaj që po zgjedhin Korçën, jo vetëm për të festuar festat, por edhe për të kaluar fundjavat e tyre. Turizmi po shndërrohet dalëngadalë në një sektor të rëndësishëm dhe unë shpresoj shumë që edhe këtë vit të kemi një sezon të suksesshëm turistik me vizitorë që të vijnë këtu dhe të kalojnë kohën e tyre", u shpreh kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo

Duke tërhequr vëmendjen e gjithsecilit parada e karnavaleve nisi nga Lëndina e Lotëve,u ndal tek pedonalja e qytetit dhe përfundoi tek pazari i Korçës ku u zhvillua dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. Madhështia e karnavaleve edhe dje rifitoi statusin e festës simbol të qytetit

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • shqiperia si europa: 09/06/2019 21:57

    mungon doktori floriri dhe lulja me monin.gjynof.festa eshte blere nga oligarket .korca ik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri