KORÇË-Një 61-vjeçar pretendon se është dhunuar nga patrulla e policisë së qarkullimit. Ai është Albert Shkëmbi. Duke iu referuar deklaratës së tij, dhënë për gazetaren e Report TV, Gladiola Hoxha, Shkëmbi thotë se i është kërkuar nga patrulla e policisë që ta shoqërojë, por nuk ka pranuar sepse nuk ishte ai ishte pasagjer dhe jo drejtues i mjetit.

“Më dhunuan dy policët e patrullës. Më goditën me radio dhe me grushte. Më thyen edhe krahun”, tha 61-vjeçari.

Ai po trajtohet në repartin e terapisë ditore në spitalin e Korçës. Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje. Report tv mëson se 61-vjeçari tashmë është vënë nën hetim për kundërshtim të forcave të policisë.

Në momentin kur shërbimet e Policisë, po kryenin testin e alkoolit ndaj shoferit, pas dyshimeve të krijuara se ky shtetas mund të ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur (rezultoi në masën 1.52mg/l​), shtetasi A.Sh. 58 vjeç, pasagjer në mjet, ka kundërshtuar me dhunë si dhe nuk i është bindur urdhërit të policisë gjatë kryerjes të detyrës.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme proceduriale drejtuesi i mjetit P.M, u arrestua në flagrancë për veprën penale "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" ndërsa shtetasi A.Sh. u arrestua për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

SHÇBA, bazuar tek kallëzimi dhe pretendimi i shtetasit A.Sh, ka filluar verifikimet mbi veprimet e punonjësve të Policisë Rrugore në lidhje me këtë rast. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

 

Albert Shkëmbi gjatë shoqërimit

Albert Shkëmbi në spital