Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në qytetin e Korçës. Një arkivol i punuar në mënyrë artizanale është groposur në varrezat e qytetit të Korçës ndërsa ka shkaktuar panik duke alarmuar edhe policinë.

Sipas të dhënave dyshohet se arkivoli prej metali është futur në një prej gropave të hapura paraprakisht për varim ndërsa kur punëtorët e  agjencisë së funeraleve kanë shkuar atje kanë parë se ajo ishte mbuluar me dhe.

Pasi është sinjalizuar policia dyshimet e para janë hedhur se në brendësi të arkivolit mund të kishte lëndë plasëse ndaj dhe është bërë rrethimi i zonës. Pas hapjes së arkivolit atje është gjetur një kuti që mendohet se mund të kishte eksploziv por teksa ekspertët e kanë hapur janë zbuluar disa fletë me mbishkrime fetare.

Sipas policisë mendohet s personi i dyshuar për këtë veprim është një i fiksuar pas fesë i cili edhe më herët ka përhapur nëpër qytet fletë me mbishkrime të fesë islame.

Disa orë me pas policia e Korçës tha se kishte ndaluar një person i cili njihej me emrin fetar “Xhebrail” dhe që kishte vendosur arkivolin në varreza. Personi ka pranuar gjithçka por ndaj tij nuk ka nisur ndjekja penale, pasi nuk ka kryer asnjë vepër penale.

arkivoli hekur
arkivoli hekur
arkivoli hekur
FOTO të tjera

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)