KORCE- Gjykata e Shkallës së Parë e Korçës ka dhënë masën e sigurisë ”burg”,për 33 vjecarin Romeo Myrtezai, i cili akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Dritan Myrtezain, 30 vjec, si dhe gjyshin e bashkëshortes,Fatmir Muhaxhirin 63 vjec. Ndryshe nga cdo herë tjetër, seanca gjyqësore është zhvilluar,në dhomën 1 të Spitalit Rajonal të Qytetit të Korcës,aty ku 33 vjecari Myrtezai ndodhet i shtruar pasi në momentin e vrasjes një rikoshetë e plumbave të automatikut e goditën në fytyrë. Gjatë zhvillimit të seancës e cila është zhvilluar në masa të repta sigurie, Romeo Myrtezai shpërtheu në lot, duke shprehur pendesë për krimin e kryer.
Nga hetimet e policisë ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:10, të premtes së kaluar në qytetin e Pogradecit,ku për shkak të një konflikti familjar,Romeo Myrtezai, banues në lagjen 4, në gjëndje të dehur, vrau me automatik,fillimisht vëllain e tij Dritanin dhe më pas gjyshin e ish bashkëshortes Fatmir Muhaxhirin. Menjëherë pas krimit policia mundo të vërë në pranga autorin, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale siguroi armën e krimit, automatik si dhe 24 gëzhoja.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com