Policia e Korçës ka arrestuar një 23-vjeçar, ndërsa ka shpallur në kërkim 3 të tjerë nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Burime pranë Drejtorisë së Policisë së Korçës, bëjnë të ditur se i arrestuari është Kristaq Izeti, vjeç 23, banues në lagjen 8 Korçë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit, F.B, dhe E.G, banuesa në lagjen 8.
Keta shtetas në bashkepunim me njëri - tjetrin kryenin shpërndarjen e lëndës narkotike (heroinë) në zonën e tregut, në lagjen 8 ne Korçë. Shtetasit Kristaq Izeti iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3.2 gram lëndë narkotike e dyshuar si heroinë.
 
Arrestimet dhe Procedimet e tjera:
Më datë 18.09.2014, filloi proçedimi në gjendje të lirë per shtetasin A.H, vjeç 47 banues në lagjen 4 Korçë. Procedimi ndaj tij u nis pasi  në lagjen 8, gjatë kontrollit të ushtruar në objektin tregtar të tij, u kap në flagrancë duke tregtuar CD të riprodhuara në mënyrë të paligjshme. Në cilesinë e proves u sekuestruan 85 DVD me filma të huaj e shqiptarë dhe 65 CD të mbushura me këngë të huaja e shqiptare. Materialet i kaluan Prokurorisë per vepran penale "Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale",

Më datë 18.09.2014, ora 19.00, filloi  procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve: S.S, vjeç 21, V.S, vjeç 18,  banues në fshatin Strejcë - Korçë. Procedimi ndaj tyre u nis, pasi u kapën në flagrancë në hyrje të qytetit të Maliqit, duke transportuar 3.5 metër kub dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës, me automjetin fugon M- Benz,  i cili u bllokua së bashku me lëndën drusore.

Më datë 18.09.2014, filloi  procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.I, vjeç 25, banues në Mesiçkë-Kolonjë. Procedimi ndaj tij u nis   pasi u kap në flagrancë në hyrje të qytetit të Ersekës, duke transportuar 5 metër kub dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës,  me automjetin tip  fugon M- Benz, i cili u bllokua së bashku me lëndën drusore.

Më datë 18.09.2014, gjatë natës, në lagjen 2 Pogradec, është vjedhur me thyerrje lokali "Bar-Kafe" në pronesi të  shtetases M.B, ku dyshohet se autorët kanë përvetësuar 1 televizior, dhe disa pije alkolike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre. ATSH