Korçë/ Avokati i popullit, Enea Ftoi nuk u dhunua nga policia, familjarët: Janë manipuluar provat

Familjarët e Enea Ftoit kishin bërë një kërkesë tek Avokati i Popullit në lidhje me manipulimin e provave përsa i përket vdekjes së 27-vjeçarit rom. Por pas daljes së këtyre konkluzioneve nga Avokati i Popullit, babai dhe nëna e 27-vjeçarit kanë reaguar duke thënë se nuk e besojnë atë hetim të kryer nga Avokati i Popullit. Sipas tyre djali, Enea është vrarë nga policia, pasi ai kishte kohë që nuk konsumonte drogë. Tomorr Ftoi ka thënë se do të kërkojë ekspertizë nga jashtë.

Edhe nëna e 27-vjeçarit me lot në sy thotë se qeveria nuk ka bërë sa duhet për djalin e saj. Ajo thotë se edhe shtëpinë do ta shesë e nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi.

Avokati i Popullit në të gjithë ekspertimin e bërë i ka qëndruar unison hetimeve të kryera në kohë, të vetmin rekomandim që ka bërë është rregullimi i kamerave tek dhoma e marrjes në pyetje. Pasi në dhomat se sigurisë të komisariatit të Korçës, kamera nuk funksionojnë prej kohësh. Enea Ftoi në muajin maj të këtij viti ishte arrestuar pasi akuzohej se kishte grabitur çantën e një gruaje, por gjatë qëndrimit në paraburgim ai ka ndërruar jetë. Ndërsa familjarët akuzuan policinë për dhunë pasi në trupin e të riut u gjetën disa shenja.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 26/10/2018 08:57

    e shikoni o popull ca policie kemi

    Përgjigju
    • Nik: 26/10/2018 23:13

      Ky. Djali grabiste me dhunedhe armme grate.ka nje ekspertize mjeko ligjjore eshte bere verifikim e ngaa avokati I popullit qe eshtei pd.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër