KORÇE-Një 94-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit mbrëmjen e sotme duke ndërruar jetë në spital.
/Shqiptarja.com
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50, në lagjen nr. 14 rruga "Viktor Eftimiu". 94-vjeçari me inicialet S.K. ishte duke qëndruar në ballkon në momentin që aksidentalisht ka rënë. Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi që të mbijetonte.
d.b/shqiptarja.com









