KORÇË- Shoqata e biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri, ka deklaruar nga qyteti i Korçës se biznesi ndihet i pambrojtur dhe i pasigurtë në aktivitetin që ushtron.

"Fenomeni i vjedhjes, plaçkitjes dhe vrasjes së tregtarëve në rang vendi",- sipas kreut të shoqatës,Albert Nasto, -"është përhapur ndjeshëm,duke mos njohur kufi, ç'ka e bën të pamundur ushtrimin e aktivitetit prej tyre.

Në këtë kushte, shoqata e biznesit të Shqipërisë i ka bërë apel shtetit shqiptar dhe strukturave të tij, të mbrojë jetën e tregtarve dhe pronën e tyre,ndërkohë që i ka kërkuar gjithashtu Prokurorisë dhe Gjykatave të japin dënime maksimale për autorët.

I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Drejtorisë së Policisë së Korçës, e cila ka nënvizuar se në javët e fundit në rajonin juglindor nuk ka patur asnjë vjedhje apo dhunim të bizneseve. Duke iu përgjigjur më tej kreut të shoqatës së biznesit, Nasto, policia tha se shkalla e zbulueshmërisë është rritur me 20%.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)