KORÇË - Subjektet e biznesit të mesëm dhe të vogël në qytetin e Korcës për rreth tre orë kanë mbyllur aktivitetin e tyre në shenjë proteste kundër rritjes së taksave dhe informalitetit. Prej orës 13:00 deri në 16: të gjitha bizneset kanë ulur qepenat ndryshe nga rrjedha normale e aktivitetit. Sipas kryetarit të shoqatës Albert Nasto ky është vetëm hapi i parë i protestës, e cila do të përshkallëzohet me mospagimin e detyrimeve deri në dorëzim të licencës. Nëpërmjet kësaj proteste paqësore bizneset I kanë bërë thirrje pushtetit lokal të zbatojë ligje të njëjta për të gjitha subjektet dhe jo t’i ndajë ata politikisht. Rritja pa arsye e taksave nga njëra anë dhe informaliteti nga ana tjetër ka deklaruar kreu i shoqatës, Albert Nasto po i con drejt falimentimit të sigurtë
Ndërkohë drejtuesit e bizneseve i kërkojnë pushtetit lokal të marrë mas ndaj konkurencës së pandershme e cila po i shkatërron.

Në Qarkun e Korcës sipas kryetarit të shoqatës z.Nasto ushtrojnë aktivitet rreth 6000 biznese,ndërkohë që vetëm 3000 prej tyre janë të licensuar dhe derdhin detyrimet në arkën e pushtetit lokal.

(di/aq/shqiptarja.com)