FOTO/Korçë, bllokohen 500 kg mish kontrabandë nga Greqia, prangoset pronari (Detaje)

FOTO/Korçë, bllokohen 500 kg mish kontrabandë nga Greqia, prangoset pronari (Detaje)

Mishi i bllokuar nga AKU në Korçë

KORÇË-Policia në bashkëpunim me AKU kanë bllokuar 500 kg mish kontrabandë, ndërsa kanë arrestuar pronarin e subjektit. I arrestuari është Nazar Dvorani, 57 vjeç, banues në Korçë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt të tregtimit të mishit dhe produkteve iu gjet dhe sekuestrua 500 kg mish dhe produkte të tij në gjendje të ngrirë, me mbishkrime greke, sasi malli e cila dyshohet të jetë kontrabandë.

Ndërkohë që policia thekon se në datën 01.08.2018, ky subjekt tregtar është bllokuar nga ana e AKU-së, pasi gjatë kontrollit të ushtruar i është konstatuar një sasi prej 350 kg mish në gjendje të ngrirë, e cila ishte jashtë standardeve higjeno-sanitare.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale  “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”  parashikuar nga nenet 178 e 179 të Kodit Penal.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit