KORCE- Dy grabitje janë shënuar gjatë natës në qarkun e Korçës.
Një axhensi udhëtimesh është grabitur brenda në qytetin e Korçës. Ngjarja është regjistruar gjatë orëve të natës në lagjen nr. 7 të qytetit ku persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur axhencia turistike “Skënderbe“ e cila ushtron aktivitetin në këtë qytet.
Fillimisht autorët kanë thyer xhamat e dyerve dhe më pas janë futur brenda. Nga drejtuesit e kësaj shoqërie mësohet se autorët kanë përvetësuar një shumë rreth 500 euro.
Ndërsa një ngjarje e ngjashme është regjistruar edhe në fshatin Lozhan ku persona të paidentifikuar kanë grabitur zyrat e postës .
Pasi kanë thyer xhamat dhe prerë qepenat ata kanë përvetësuar një shumë prej 100 mijë lekësh të reja.
Ndërkaq policia e Korcës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve për të dyja ngjarjet. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korcë për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 I Kodit penal.
Redaksia onlien
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com