Korçë, dëmtohen dhe rrëzohen
8 skulptura te parku "Rinia"

Korçë, dëmtohen dhe rrëzohen<br />8 skulptura te parku
KORÇË - Rreth 8 skulptura të artistëve korçarë janë dëmtuar dhe rrëzuar gjatë orëve të natës nga persona të paidentifikuar, të përqendruara në parkun “Rinia”. Menjëherë ka reaguar edhe bashkia e Korçës, duke e quajtur këtë akt të pahijshëm për qytetarinë korçare. 

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i bashkisë së qytetit, Niko Peleshi, në Facebook, duke e pasur të vështirë të pohojë një situatë të tillë në një qytet si Korça, ku tradita e veprave të artit gjen mishërimin më të mirë të saj. Ky është një akt tjetër i rëndë pas dëmtimit të Shtëpisë së Flamurit në këtë qytet pak muaj më parë.
 
PELESHI: GODITET FORTË ETIKETA E KORÇËS SI "QYTET I KULTURËS
"
“Një akt vandalist u krye gjatë natës së djeshme në qytetin tonë. Rreth 10 skulptura të parkut "Rinia" u rrëzuan nga njerëz, që një Zot e di ç’forcë i shtyu. Kam hezituar të shkruaj për të, pasi pa dyshim ky lajm e godet fort etiketën tonë si qytet i kulturës.
 
Por mu kujtua Konica, që thotë se të vërtetat e hidhura duhen thënë. Ato mund të demoralizojnë shumëkënd, por më tepër se kaq na shërbejnë të kuptojme sesa shumë punë na duhet për të ndërtuar qytetërimin europian në Korçë, në Shqipëri, në fshat e qytet.
 
Kultura në Korçën e fillimshekullit të kaluar ka qenë një ndjenjë, jo thjesht një ide. Skulptura e Parkut dhe shume aktivitete të tjera kulturore, që ne po organizojmë në fillimshekullin e ri janë ende ide, që mesa duket do të na duhet punë e përbashkët e të gjithe mendjeve të hapura të qytetit, për t’i kthyer në ndjenja”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet

Artisti argjentinas përjetëson Kadarenë në një murale, kuratori Haliti: Atraksion për të gjithë vizitorët në kryeqytet