Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte.
Ngjarja është denoncuar nga nëna e të miturit, e cila iu drejtua policisë pasi vuri re se prej disa ditësh djali i saj nuk ishte në gjendje të mirë. Sipas hetimeve paraprake, fëmija i ka treguar nënës se ishte goditur nga edukatorja.
Pas kallëzimit, policia ka kryer veprimet hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike. Në përfundim të verifikimeve, edukatorja është arrestuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë







Komente
Komento