KORCË - Një 25-vjeçar është arrestuar nga efektivët e policisë së qytetit të Korçës pasi ka tentuar të qëllojë me thikë nënën e tij, ndërsa ishin për një vizitë tek të afërmit e tyre.

Kallëzimi në polici është bërë nga vetë 50-vjeçarja me inicialet K.A, e cila ka deklaruar se para këtij veprimi i biri, 25-vjeçari N.A ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Familja banon në Shkodër, ndërsa kishte shkuar për vizitë tek të afërmit e tyre në fshatin Rembec të Korçës.

Policia arrestoi në flagrancë 25-vjeçarin dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën me të cilën i riu do të qëllonte të ëmën, me gjatësi 22 centimetra. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)