Një aksident është regjistruar këtë të hënë në lagjen nr. 4 në Korçë.

Dy mjete, një tip "Benz" dhe një fuoristradë janë përplasur me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.