Korçë, dy persona konfliktohen
në spital me personelin mjekëso

Korçë, dy persona konfliktohen<br />në spital me personelin mjekëso
KORCE- Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e spitalit të Korçës dhe më pas janë konfliktuar edhe me personelin mjekësor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të ditës së sotme, në spitalin civil të qytetit të Korçës. Dy persona, Jorgo Binjaku, 36 vjeç, dhe Gëzim Shaho, 35 vjeç, kanë shkuar për të marrë ndihmën mjekësore, por aty ka filluar edhe konflikti.
 
Sipas deklarimeve të punonjësve të spitalit, me mbërritjen e këtyre shtetasve nga personeli mjekësor ju është dhënë ndihma e parë mjekësore, por ato duke qenë nën efektin e alkolit, fillimisht janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe më pas kanë filluar të konfliktohen me personelin mjekësor D.R. 27 vjeç dhe F.M. 32 vjeç.
 
Dy personat kanë rrëzuar mbajtëset e serumeve dhe kanë përplasur krevatet e urgjencës.

Menjëherë në ambientet e spitalit kanë mbërritur uniformat blu, dhe pasi ëshët shuar konflikti kanë shoqëruar dy autorët në komisariat.

Fillimisht u tha se pesë persona të dehur kanë dhunuar dy mjekë dhe dy infermierë në Spitalin Rajonal të qytetit të Korçës pasi nuk kishin marrë ndihmën mjekësore.

Ndërkaq, po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pas konfliktit të ndodhur në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, mjekët dhe personeli mjekësor kanë protestuar për dhunën, si dhe kanë pezulluar punën për 30 minuta.

Lidhur me ngjarjen kanë reaguar edhe familjaret e njerit prej të ndaluarve për dhunën ndaj mjekëve. Sipas Trendelinë Binjaku, djali i saj Jorgo Binjaku, "është i pafajshëm, pasi mjekët nuk i dhanë shërbimin e duhur".

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet

Kamala Harris: Kam ndryshuar pikëpamjet, por jo parimet