KORÇË- Grabitjet me armë nga maskat kanë nisur të shënjestrojnë veç banesave edhe kazinotë. Policia në të gjithë vendin dokumenton grabitje të shumta, të cilat realizohen orëve të natës në shtëpi, lokale dhe tashmë edhe në kazino.
Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një kazino në qytetin e Korçës dhe pasi kanë kërcënuar me jetë të gjithë klientët e lokalit, njëri prej tyre ka marrë ‘peng’ punonjësin e kazinosë, me jetën e të cilit ka kërcënuar të tjerët.
Ndërsa personi i dyti, i ka vënë armën në kokë banakieres, duke i kërkuar të hapte arkën e lokalit dhe t`i hidhte lekët në qesen prej plastmasi që ‘maska’ mbante me vete.
/Shqiptarja.com