Dhjetëra fermerë dhe blegtorë të rajonit të Devollit u bënë bashkë përpara drejtorisë së bujqësisë, duke rreshtuar traktorët në shenjë proteste, njësoj si fermerët europianë.

Ata shprehen se nuk arrijnë të shesin produktet e tyre, si gruri, mollët dhe qumështi, për shkak të konkurencës së produkteve të importit dhe mungesës së mbështetjes nga shteti.

Fermerët dhe blegtorët parashtruan 6 kërkesa për Ministrinë e Bujqësisë:

1-Barazim të TVSH për produktet bujqësore;

2-Rimbursim për çdo litër qumësht;

3-Naftë pa taksa për mjetet bujqësore;

4-Fatura TVSH me çmim real nga pika e grumbullimit në ditën e dorëzimit të produktit;

5-Subvencionim për farat dhe fidanët;

6-Subvencionim për produktet organike

Protestuesit kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave në rast se Ministria e Bujqësisë dhe Qeveria nuk mbrojnë interesat e fermerëve vendas. 

Protesta të ngjashme janë zhvilluar më heret në Korçë, Gjirokastrës, Vlorë, Fier.