KORCE - Vjelja dhe shitja e prodhimeve bujqësore këtë vit për dhjetëra fermerë të rajonit të Korçës e kryesisht për ata, të cilët u dëmtuan nga breshëri i 24 qershorit, është shoqëruar me probleme të shumta, ndërkohë që ende nga qeveria shqiptare nuk është dhënë dëmshpërblimi i premtuar.
Tonelata të tëra prodhimesh me mollë,qepë dhe patate,të kalbëzuara kanë përfunduar në kanal,ndërsa pjesa tjetër po shiten nga fermerët për shumë pak lekë, duke mos nxjerrë dot shpenzimet për ilaçe, dap apo plugim. Sikurse pohojnë dhe vetë, këtë vit në vend të produktivitetit,fermerët kanë vjelë vetëm dëmin.
Të shqetësuar për situatën pasojë e breshrit fermerët e zonës së Biranjit, një prej zonave më të dëmtuara nga breshëri kërkojnë nga qeveria shqiptare minimalisht t’ju kompensohen shpenzimet pa llogaritur dëmin.
Mësohet se deri më tani është llogaritur vetëm dëmi i shkaktuar nga breshëri 24 qershorit, konkretisht për fermerët e fshatrave Biranj, Lumalas dhe Vashtmi, duke lënë pasoja edhe për prodhimin e viteve të ardhshme. Ndërkohë nuk dihet ende se kur do të fillojë dëmshpërblimi.
(d.i/er.ci/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com