KORÇË - Pas tre ditësh janë gjendur 2 adoleshentet nga Korça, të cilat rezultonin të zhdukura.
 
15 vjecarja, Kristina Zeqollari dhe shoqja e saj 14 vjeçarja, Erigersa Durellari u gjetën nga familjarët e tyre. Këtë të fundit prej ditës së martë nuk kishin asnjë komunikim me dy vajzat adoleshente, ndërsa kishin bërë edhe denoncim në polici për këtë ngjarje,

Policia ka bërë me dije se  vajzat e mitura u gjetëën tek ish fabrika e Miellit,në lagjen nr 9, në një ndërtesë të braktisur.  Gjithashtu bëhet me dije se ato ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe psikologjike.

Ato kanë deklaruar në polici se janë larguar me dëshirën e tyre, nga banesa dhe gjatë këtyre ditëve nuk janë abuzuar apo keqtrajtura nga ndonjë person. 

15-vjecarja, Kristina Zeqollari nga qyteti i Korçës edhe para dy vitesh së bashku me dy bashkëmoshatare të tjera u arratisën për dy ditë nga shtëpia dhe u gjetën në Tiranë tek disa të afërm.